Biden: Bashkëpunimi me Shtëpinë e Bardhë është i sinqertë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Nëntor 2020, 09:43
Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden ka thënë se dalja nga Shtëpia e Bardhë mbi tranzicionin ka qenë i "i sinqetë"
"Nuk ka qenë mashtrim deri më tani dhe nuk pres që të jetë" - tha ai gjatë një interviste për NBC News.
Ai prezantoi të martën ekipin e tij të politikës së jashtme dhe të sigurisë. Ai i dha botës mesazhin se Amerika është gati të marrë sërish rolin udhëheqës global sapo Donald Trumpi të largohet nga Shtëpia e Bardhë.
Trump më në fund ka rënë dakort të lejojë precesin zyrtar të tranzicionit të fillojë të hënë, gati tre javë pas zgjedhjeve presidenciale.
Megjithatë, Trump ende nuk e ka pranuar humbjen duke përsëritur pretendimet e pabazuara se zgjedhjet e 3 nëntorit ishin të manipuluara.