Macron: Periudha më e vështirë e valës së dytë të Covid-19 ka kaluar, do të lehtësojmë masat
Gjatë javës së ardhshme Franca do të fillojë me lehtësimin e masave kudnër përhapjes së Covid-19.
Ky vendim ka ardhur në mënyrë që për festën e Krishtlindjeve të hapen dyqanet, teatrot, kinematë.
Këto ishin fjalët e presidentit francez Emmanuel Macron i cili ditën e djeshme i'u është drejtuar qytetarëve ku ka theksuar se periudha më e vështirë e valës së dytë të Covid ka kaluar.
Gjithashtu ai tha se restorantet dhe kafet do të vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura deri më 20 janar, kjo për arsye shmangjen e valës së tretë.
“Duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur për të shmangur valën e tretë, duhet të bëjmë gjithçka për të shmangur izolimin e tretë”- ka thënë Macron.
Presidenti francez theksoi se vaksina do t’i jepet fillimisht grupeve më të rrezikuara, duke filluar nga fundit i dhjetorit apo fillimi i janarit.