Takim me Bashën për pandeminë, mjekët kërkojnë hapjen e spitaleve rajonale dhe teste të shpejta
Situata e vështirë e krijuar nga pandemia Covid 19 prej kohësh është në vëmendjen të kryetarit të opozitës Lulzim Basha.
Ai zhvilloi një takim me mjekë dhe specialistë të cilët shprehën pikëpamjet e tyre lidhur me situatën dhe mënyrat sesi mund të përballohet gjendja e rënduar për të garantuar jetën dhe shëndetin e qytetarëve.
"Sa më shpejt duhen vënë në punë spitalet rajonale ashtu siç janë, me atë infrastrukturë që kanë."
"Hapi operativ më i shpejtë që mund të veprohet është duke futur testet e shpejta të antigeneve mundësisht në pikat më fundore të sistemit shëndetësor."
"Shtim tamponësh, mjeku i familjes të marrë autoritetin e duhur të fuqishëm, të plotë dhe të pavarur, të mos ketë frikë nesër që ikën nga puna."
Basha i garantoi mjekët se mbështetja për ta në këtë betejë është maksimale.
Basha: Keni mbështetje totale të menjëhershme siç e kam deklaruar dhe është produkt i përbashkët dhe në dialog me ju me paketat e rrogave për mjekët dhe infermierët në nivelet të paktën minimale që ka rajoni dhe natyrisht ky është vetëm hapi i parë pasi hapi kryesor është përmirësimi i kushteve të punës që kërkon një reformë të thellë dhe shumë të vonuar.
Beteja kundër pandemisë, tha Basha, është një hap emergjent, ndërsa nesër në qeveri ai premtoi përmirësimin e kushteve të punës, rritjen e pagave dhe një reformë të thellë të sistemit shëndetësor.