Neglizhencë dhe papërgjegjshmërim, dhjetëra persona në një sallë të mbyllur në Vlorë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Nëntor 2020, 20:58
Janë fiks 20 persona. Dyfshi i numrit të lejuar, të personave që mund të grumbullohen.
Urdhri i qeverisë për forcimi e masave kundër Covid-19 nuk ka mbërritur deri në Vlorë.
Kjo situatë u krijua në një ambient të mbyllur, ku firma “Gjeokonsult & Co” sh.p.k do të prezantonte projektin final të Lungomare 3.
Përfaqësues të Bashkisë, nuk ishin të pranishëm, as për diskutim, por as për të kontrolluar zbatimin e masave anti-Covid.
Nuk dihet nëse policia e shtetit dhe policia bashkiake e Vlorës toleruan apo nuk kishin informacion që në mes të Vlorës, masat anti-Covid po shkeleshin në mënyrë flagrante.
Sa për projektin Lungomare 3, që do të nisë nga Uji i Ftohtë deri në Orikum, kundërshtohet nga banorët për shkak të shpronësimeve.