Veliaj "zhduk" kullat në videon e propagandës dhe deliron për punët e bashkisë! Ora News sjell Tiranën që prekni çdo ditë

I gjendur nën akuza të vazhdueshme për betonizimin  e kryeqytetit, kryebashkiaku Erion Veliaj na ka dhënë mundësinë për herë të parë të shohim Tiranën ashtu siç e kemi ëndërruar të gjithë, pa kulla dhe me parqe.

Por mos u entuziazmoni shumë. Gjithçka është produkt i videove propagandistike që ai tashmë i ka bërë zakon ti nxjerrë në shitje çdo ditë.

Në promon e publikuar së fundmi ku fliste për punët e Bashkisë, në pamjet e kuruara mirë si për çudi ishin zhdukur kullat që i kanë zënë frymën qendrës së Tiranës.

Por nëse kullat nuk janë ekspozuar në videon e Veliajt, të gjithë jemi dëshmitarë se ato gjenden aty dhe shtojnë nga një kat përditë.

Që të mos lodheni deri në qendër, gazetari i Ora News, Ronaldo Sharka, u sjell  realitetin në video të cilin qytetarët e Tiranës e prekin dhe shohin çdo ditë.

Por ndërsa fliste për punët e bëra, Veliaj harroi periferinë e kryeqytetit ku rrugët kanë mbetur rrugëve për kushedi sesa.

E pra Lali Eri, me këtë ritëm pune që e ke nisur edhe për pak kohë nuk do ta njohim më Tiranën…