Delja e ngordhur “ishull” në Osum, “simbol” i papërgjegjshmërisë së kryebashkiakut të Beratit

Një dele e ngordhur qëndron prej tre ditësh në shtratin e lumit Osum pranë qytetit të Beratit, duke u kthyer në një simbol të neglizhencës së kryebashkiakut Ervin Demo për menaxhimin e imazhit të një qyteti pasuri botërore e mbrojtur nga UNESCO.

Kjo dele e ngrodhur në shtratin e lumit Osum, po kthehet në simbol i papërgjegjeshmërisë së kryetarit të Bashkisë Berat, Ervin Demo.

Kjo pamje u filmua në lumin Osum në Berat të dielën.

E njëjtë të hënën. Asnjë ndryshim as të martën.

Njollë turpi mbi Kryebashkiakun e 30 qershorit e vartësit e tij që menaxhojnë një qytet i mbrojtur nga UNESCO e që pastrimin duket se e ka merak vetëm kur bëhet fjalë për propagandë.

"Fatkeqësi! Bashkia e mori vesh, u bë publike. Po e lënë akoma aty. Se ujin në zjarr njeri!"

Si për ironi, delja e ngordhur qëndron pranë vendit ku qeveria Rama premtoi ishullin e Osumit që mbeti vetëm projekt.

Deputeti, Lefter Maliqi, ua kujtoi dështimin.

 ‘Investimi strategjik i Rilindjes, mundësoi që pas 8 vitesh qeverisje, të përfundojë projekti që u mundëson qytetarëve të majtë të Beratit; ujë të ndotur, bagëti të ngordhura, derdhjet e mbeturinave, pikërisht në mushkërinë e qytetit të Beratit, Osum’.

Delja e ngordhur doli në breg të Osumit të dielën, ditën kur iji i lumit u bë i zi për shkak të ndotjes.