Rekord vdekjesh nga Covid, 19 viktima dhe 744 raste të reja në 24 orët e fundit
Numri i viktimave kulmoi të martën duke shkuar në 19. Në 24 orët e fundit u zbuluan 744 raste të reja me virusin SARS-CoV-2 ndërsa për të përballuar numrin e lartë të testimeve Ministria e Shëndetësisë ka hapur një tjetër laborator pranë ISHP-së.
Vdekjet si pasojë e koronavirusit shkuan në 19 ditën e martë. Numri më i lartë i viktimave u regjistrua në Tiranë ku 7 pacientë nuk ia dolën të mposhtnin virusin SARS-CoV-2.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, personat që ndërruan jetë ishin të moshave 59 deri në 85 vjeç.
Por teksa vdekjet shënuan rekord, numri i rasteve të reja me Covid-19 ishte i ulët krahasur me të hënën.
Nga kryerja e 2 mijë e 500 testimeve rezultuan pozitivë 744 persona, 300 prej të cilëve u identifikuan vetëm në kryeqytet.
Në tre spitalet e dedikuar Covid ndodhen të shtruar 455 pacientë, nga të cilët 21 në terapi intensive.
LEXO EDHE: Dhomë më qira për Covid, familjarët zgjedhin strehim të përkohshëm pranë spitaleve
Në vijim të rritjes së kapaciteteve, Institutit të Shëndetit Publik i është shtuar një tjetër laborator që do të mundësojë lehtësi në kryerjen e testimeve.
Për të kufizuar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit, Ministrja Ogerta Manastirliu u bëri thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të mos neglizhojnë masat anti-Covid.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 307 raste në Tiranë, 85 në Fier, 44 në Lushnje, 39 në Kavajë, 34 në Elbasan, 33 në Shkodër, 32 në Durrës, 29 në Vlorë, nga 24 raste në Korçë, Gjirokastër, 19 në Përmet, 14 në Lezhë, 11 në Berat, 8 në Malësi e Madhe, nga 7 raste në Kuçovë, Skrapar, nga 6 raste në Mat, Tepelenë, nga 5 raste në Mallakastër, Pogradec, 4 në Kolonjë, 1 në Devoll.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 436 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 16.666 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 455 pacientë, 21 në terapi intensive, 7 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 19 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 7 qytetar nga Tirana, 2 qytetare nga Elbasani, 2 qytetar nga Saranda 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Korca, 1 qytetare nga Pogradeci, 1 qytetare nga Vlora, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Shijaku, të moshave 59 vjeç deri në 85 vjeç.
COVID-19 – Statistika (24 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore 744
Të shëruar ne 24 orë 436
Të shtruar në spitale 455
Humbje jete në 24 orë 19
Testime ditore 2.505
Testime totale 177.705
Raste pozitive 34.300
Raste të shëruara 16.666
Raste Aktive 16.899
Humbje jete 735
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 8703
Fier 1333
Durrës 1246
Korçë 951
Shkodër 875
Vlorë 827
Elbasan 795
Lezhë 673
Berat 510
Gjirokaster 474
Kukës 362
Dibër 150