“Mbyllen universitetet dhe hapet Parlamenti”, Vasili: Komiteti zero logjikë shkencore

Vendimi i Komitetit të Ekpertëve për të vijuar mësimi online për univesitetet solli reagime të shumta.

Ndër to ka reaguar edhe nënkryetari i LSI, Petrit Vasili që ka vënë në dukje se pavarësisht kësaj mase të marrë, Parlamenti është mbledhur sërish sot.

Vasili e ka cilësuar situatën pandemike shumë të rëndë, teksa ka shtuar se Komiteti nuk funksionon me logjikë.

“Rritje 25% te rasteve te reja epidemiologjikisht fakt i rende dhe i pakalueshem dhe vdekjet rriten me mbi 200%.

Cfare argumente shkencore dhe teknike perdor ky Komitet Ekspertesh??

Asnje argument! Zero logjike shkencore! Zero analize objektive dhe te paanshme!

Thjesht marrin Urdherin e qeverise e te partise ne mengjes dhe e kthejne ne urdherin e Komitetit te Eksperteve”, ka vijuar numri dy i LSI.