Gjosha: 15 kushtet e vënë për Shqipërinë nga BE janë një kusht i vetëm, largimi i qeverisë

E ftuar në Politikon nga Alfred Lela në RTV Ora, ish-ministrja Klajda Gjosha u shpreh se 15 kushtet e vënë për Shqipërinë nga BE-ja, për mua përkthehen në një kusht të vetëm; largimi i kësaj qeverie.

Gjosha: Asnjë taktikë nuk mund ta shpëtojë Ramën nga humbja dhe t'i japë një mandat të tretë. Pakënaqësia e akumuluar është shumë e madhe dhe do të kthehet në një votë kundër.

Po ashtu, vota për palët tjetër duhet të jetë kundrejt një alternative të duhet dhe për këtë duhet të punojnë opozita që ta bëjë të mundur në 25 prill.

15 kushtet e vënë për Shqipërinë, për mua përkthehen në një kusht të vetëm; largimi i kësaj qeverie. Kanë përfunduar të gjitha bashkëpunimet e kancelarive evropiane me qeverinë tonë pasi ne jemi treguar të papërgjegjshëm.

Lexo dhe: Çipa: Rama po mban shumë gjatë tepsinë, por problemi është se qeveris gjithë kuzhinën