I dënuar për korrupsion, gjyqtari Petraq Dhimitri përjashtohet për 15 vite nga drejtësia
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e KPK-së për ish-gjyqtarin e Apelit në Durrës, Petraq Dhimitri, i dënuar nga Gjykata Speciale për korrupsion.
KPK e ka përjashtuar për 15 vite nga sistemi i drejtësisë.
Vendimi u mor nga Natasha Mulaj kryesuese, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë.
Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nisi procesin e verifikimit për Dhimitrin në nëntor të vitit 2019.
Gjyqtari dha dorëheqjen nga drejtësia në janar të vitit 2020. Në korrik të 2020, KPK vendosi të ndërpresë Vetingun për Petraq Dhimitrit, duke i përjashtuar në të njëjtën kohë për 15 vite nga drejtësia.
Në shator 2020, Dhimitri vuri në lëvizje Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, duke kërkuar rrëzimin e pikës dy të vendimit të KPK, për përjashtimin e tij nga gjyqësori.