"Ushtria serbe të hyjë në Kosovë", radikalisti Sheshel provokon me deklaratën
Një deklaratë e papranueshme ka ardhur nga kryetari i Partisë Radikale Serbe (SRS), Vojislav Sheshel.
Sheshel kërkon që ushtria serbe të futet në Kosovë, ndërkohë që këtë reagim e ka pasur pas diskutimeve për ndalimin që Prishtina u bëri zyrtarëve të lartë të shtetit serb për të hyrë në Kosovë.
“Që kur Metropoliti Amfilohije informoi publikun për tekstin origjinal të këngës “Elbi korri një vajzë kosovare”, ajo këngë më është rritur aq shumë në zemër sa që tani vetëm pres që ushtria e famshme serbe të kthehet në Kosovë. Kjo duhet të ndodhë një herë, nuk ka rrugë tjetër”, ka thënë Sheshel.
Radikali serb e dha këtë deklaratë në televizionin serb “TV Happy” gjatë një interviste.
Sakaq vetëm pak javë më parë presidenti serb Aleksandër Vuçiç kërcënoi me luftë në Ballkan, ndërkohë që tha se konflikti në Kosovë është i ngrirë si në zonën e Karabakut. Kjo deklaratë e tij solli reagime të forta nga Tirana dhe Prishtina.