Nëna e Haradinaj në spital, kalon me sukses një krizë shëndetësore

Nëna e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kaluar me sukses një krizë shëndetësore.

Siç bënë me dije ai, Rukë Haradinaj ka bërë një ndërhyrje në zemër, zgjerim arterie dhe vendosje të stendës.

Teksa falenderon mjekët, Haradinaj thotë se aktualisht gjendja e saj është e stabilizuar.

Haradinaj: Të dashur qytetarë,Nana Rukë sapo kaloi suksesshëm një krizë shëndetësore. Ajo bëri intervenim në zemër, zgjerim arterie dhe vendosje të stendës. Me këtë rast, falënderoj Prof. Dr. Xhevdet Krasniqi, Dr. Fisnik Veliu, Dr. Hamzën, si dhe infermierët Mustafë Qela, Agron Haxholli dhe Granit Bregaj, që kryen intervenimin. Po ashtu, falënderoj mjekët e Emergjencës Dr. Basri Lenjani, Dr. Arbër Hamiti dhe Dr. Vlora Tishukaj, si dhe të gjithë stafin e Qendrës Spitalore Universitare të Kosovës.Nana Rukë është në gjendje stabile dhe me sukses po e tejkalon këtë krizë.