Kosovë,12 viktima dhe 645 raste të reja me COVID-19
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Nëntor 2020, 15:25
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë konfirmuar 12 viktima dhe 645 raste të reja të të infektuarve me koronavirus.
Sipas raportit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, të dhënat janë në bazë të 1.542 personave të testuar.
Autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar shërimin e 353 pacientëve, ndërsa raste aktive janë 12.618.
Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë infektuar gjithsej 34.940 persona, prej të cilëve 926 kanë ndërruar jetë ndërsa 21.396 janë shëruar.