Banorët e Sharrës “ironizojnë” për tokat e zaptuara nga landfilli: 450 lekë nuk bën as djathi me niseshte

Banorët në Sharrë duket vijojnë të kundërshtojnë zgjerimin e landfillit që ju ka marrë atyre tokat ndërsa me zgjerimin e projektit rrezikojnë edhe shtëpitë. Sipas tyre vlerësimi që ju kanë bërë për tokat është qesharak, pasi me 4 mijë e 500 lekë nuk mund të blesh as një kg djath.

Edhe pse prej javësh po kërkojnë një projekt për zgjerimin e landfillit banorët e Sharrës ende nuk kanë marrë një përgjiggje.

Kërkesën e kanë dorëzuar dhe në bashki të Tiranës, e cila sipas tyre është shprehur se nuk e ka në kopetencë.

Në landlill punimet vijojnë duke shkatërruar dhe liqenin.

Banorët kërkojnë ndëryrje për mos zgjerimin e projektit pasi rrezikojnë shtëpitë e tyre, varrezat e fshatit, madje dhe xhaminë.

Kërkojnë dëmshpërblimin e tokave të tyre me çmimin e tregut, pasi me vlerësimin që u është dhënë sipas tyre është qesharak.

Me zgjerimin e landfillit shumë nga banorët e Sharrës kanë humbur tokat e tyre e disa nuk janë shpronësuar. Zgjerimi i projektit u ka marrë atyre dhe puset dhe burimin e ujit.