"Angazhimi i tij gjatë qeverisjes së PD do të mbetet i pashlyeshëm", Basha mesazh ngushëllimi për Koplikun

Kreu i Partisë Demomkratike ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-zëvendëskryeministrit dhe ish-ministrit të Brendshëm të qeverisë së parë demokratike, Bashkim Kopliku.

Në një postim në tëitter, Basha shkruan se ngazhimi i tij si ligjvënës dhe zëvendëskryeministër gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike pas rënies së komunizmit, do të mbetet i pashlyeshëm në historinë e re të Shqipërisë

Basha: Me keqardhje mësova për ndarjen nga jeta të Bashkim Koplikut, politikanit që dha mbështetjen dhe kontributin e pakursyer që në ditët e para të krijimit të Partisë Demokratike. Ngushëllimet e mia shkojnë për familjen, miqtë dhe të afërmit e zotit Kopliku. Angazhimi i tij si ligjvënës dhe zëvendëskryeministër gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike pas rënies së komunizmit, do të mbetet i pashlyeshëm në historinë e re të Shqipërisë. U prehtë në paqe!

Kopliku u nda nga jeta të shtunën pas një beteje të gjatë më virusin. Ai vdiq në avion gjatë udhëtimit drejt Italisë, ku ishte nisur për mjekim të specializuar.