Shqiptarët harxhuan miliona euro për kurim nga Covid, Turqia bllokon charterat nga jashtë

Turqia ka bllokuar të gjithë charterat ambulancë për pacientët me Covid nga vendet e tjerë, të cilët kërkojnë të kurohen në spitalet turke.

Lajmi u bë i ditur nga mediat turke pas deklaratës se Drejtorisë së Përgjithshme të Aviacionit Civil.

Vendimi vjen në kohën kur Turqia po regjistron shifra të larta të infektimeve me Covid 19 dhe sipas autoriteteve shëndetësore vendet në spitale do të ruhen për shtetasit turq.

Mediat turke raportuan të shtunën se Ministria e Shëndetësisë në Turqi, ka ndaluar futjen në spitale me çartera spitalorë të të sëmurve deri në një vendim të dytë.

Nëse urdhri nuk do të respektohet, atëherë qeveria ka vendosur sanksione për bizneset dhe spitalet që e thyejnë vendimin. 

Urdhri iu është shpërndarë të gjitha kompanive ajrore dhe Autoritetit të Aviacionit Civil Turk.

Shqipëria, Gjeorgjia Rusia dhe Iraku ishin 4 vendet që dërgonin më shumë pacientë të sëmurë me COVID 19 në Turqi.

Fluturimet me çarter drejt Turqisë në vendin tonë kanë kapur vlera marramendëse nga 25 mijë deri në 45 mijë euro.

Sipas shifrave zyrtare, kapacitetet spitalore në Turqi janë zenë në nivelin 79.8 përqind shifer qe solli edhe vendimin për ndërprerjen e fluturimeve të emergjencës shëndetësore.

Vetëm nga Shqipëria përgjate muajve mars-nentor nga Rinasi kane fluturuar me shume se 200 chartera ambulance per kurim jashte vendit me destinacion kryesor Turqinë.