Mes ujërave të zeza e mbetjeve urbane/ Plazhi i Vjetër, zona e harruar nga investimet në Bashkinë Vlorë
Ujërat e zeza që vërshojnë në kanale të hapura pranë shtëpive dhe mbetjet urbane të hedhura vend e pa vend, janë pamja e trishtë që bie në sy në zonën e plazhit të Vjetër në Vlorë. Brenda bllokut të banimit rrugët janë të shtruara me dhe, sipas banorëve dëshmi e mungesës së investimeve.
Kanalet e hapura të ujërave të zeza u kalojnë përmes zonës së banuar në Plazhin e Vjetër në Vlorë e më pas derdhen në det.
Një problematikë që nuk ka marrë kurrë zgjidhje, premtimeve.
"Nuk është vënë dorë fare. Është fatkeqësi që kjo mrekulli e natyrës po shkatërrohet dita-ditës nga mbeturinat, ndërsa buzë detit pemëve u kanë dalë rrënjët përjashta. Nuk mirëmbahet, nuk është bërë asnjë investim. Periferia e Vlorës është lënë pas dore.Të gjitha rrugët janë të pashtruara, ka kanale të ujërave të zeza të pambulura, pallatet janë buzë kanaleve me ujëra të zeza".
"Problem shqetëues janë kanalizimet, nuk ka pastrim të përhershëm."
Brenda bllokut të banimit rrugët janë të shtruara me dhe.
Dimër apo verë, aty të shoqëron balta.
Mbetjet urbane bien në sy të përhapura në të gjithë zonën.
Banorët pranojnë përgjegjësinë qytetare, por nga ana tjetër ankohen për numrin e pamjaftueshëm të kontejnerëve dhe largësinë mes tyre.
"Kur ti ke çuar koshin atje unë pse duhet ti marr dhe ti hedh atje. Nuk mjaftojnë 2 kontejnerë"
Në zonë janë ndërtuar pallate e banorët vit pas viti janë shtuar.
Por bashkia e Vlorës deri më tani nuk i është përgjigjur këtij zhvillimi.
Zona e Plazhit të Vjetër në Vlorë, ndan lagjet '1 Maji' dhe '24 Maji'.
Një pjesë të emrit e ka marrë për shkak të plazhit, ndërsa mbiemri i vjetër sipas banorëve tregon lënien në harresë në krahasim me pjesën tjetër të bregdetit.