Sot te "Shefqet Ndroqi", 7 autoambulanca me pacientë presin në oborr, djali që ka sjellë të atin dje ulëret te Informacioni
Ora shënon 10:04 minuta. Asgjë nuk ka ndryshuar pas apelit të mjekut Dritan Koçiaj në orën 3 të mëngjesit.
Në oborrin e spitalit "Shefqet Ndroqi", i njohur si Senatoriumi dhe tashmë si Covid 2 gjenden ende të parkuara 6 autoambulanca me pacientë të infektuar me Covid 19 dhe familjarë të tyre.
Nuk kanë munguar edhe tensionet mes familjarëve. Një djalë shpërtheu në ulërima te dritarja e infirmacionit, duke kërkuar takim me mjekun.
Ora News mësoi se ai ka sjellë të atin dje. Sipas tij, pacienti është me kriza dhe mjekët nuk po i shërbejnë.
Spitali si duket nuk ka më kapacitet shtretërish. Mjeku Koçiaj kërkoi hapjen e Covid 4.
Një ditë më parë Ministria e Shëndetësisë raportoi se në 3 spitalet COVID po trajtohen 443 pacientë, 10 në terapi intensive, 5 pacientë të intubuar.
LEXO EDHE: Të hënën hapet një pavion i ri te Covid 3, brenda javës edhe Covid 4