Të hënën hapet një pavion i ri te Covid 3, brenda javës edhe Covid 4
Ora News mëson se për shkak të fluksit të pacienteve, pritet që nga e hëna të hapet pavioni i tretë në spitalin Covid 3.
"Alarmi që janë pakësuar kapacitetet spitalore për momentin nuk është e vërtetë, janë gati shtretërit në pritje të të sëmurëve. Pasi të mbushen të gjithë kapacitetet e tre spitaleve Covid do të hapet dhe Covid 4" tha zv.drejtorja e QSUT, prof.Ariana Strakosha.
Ndërsa pacientët që kanë qenë të shtruar në spitalin "Shefqet Ndroqi" përpara se ky të bëhej karantinë janë transferuar te mjekësia interne.
Pritet që brenda javës të hapet edhe spitali Covid 4.
Pavioni i tretë i spitalit Covid 3 ka një kapacitet 50 shtretër ndërsa totali i shtretërve në spitalin Covid3 është 150.
Në total në 4 spitalet Covid janë 550 shtretër.
Sipas strategjisë së vjeshtë dimrit të hartuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, është parashikuar dhe hapja e disa spitaleve rajonale për trajtimin e pacientëve Covid, nëse do të jetë e nevojshme, duke konsideruar dinamikën e situatës.