Lëviznin me drogë dhe shuma te mëdha parash me vete, arrestohet një shqiptar dhe një maqedonas në Itali
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Nëntor 2020, 08:15
Janë arrestuar në flagrancë në Itali një shtetas shqiptar dhe një maqedonas, pasi iu gjetën 12 kg marijuanë, 1 kg kokainë dhe 700 gram hashash.
Të arrestuarit janë një shtetas shqiptar me banim në Prato dhe një person nga Maqedonia e Veriut, me banim në Trento.
Hetimet kishin filluar pas sjelljes së konsideruar anormale nga një shoferi i një furgoni, i cili ndiqej nga një mjet tjetër.
Pas dyshimeve për lëvizjen, Policia konstatoi se mjeti ishte regjistruar në emër të një personi të akuzuar për trafik droge.
Dy shtetasit janë arrestuar në flagrancë nga policia dhe në mjetet e tyre u gjetën 12 kg marijuanë dhe 9 mijë euro .
Gjatë kërkimeve në shtëpinë e shtetasit maqedonas u gjetën dhe 3 mijë euro dhe në garazh 1 kg kokainë, 500 gramë hashash.