Neutralizimi i nivelit të karbonit deri në vitin 2060, Thelbësore që Kina dhe SHBA-ja të punojë së bashku

A do të shpëtojë planetin Kina?

Kina ka vendosur si objektiv neutralizimin e nivelit të karbonit deri në vitin 2060.

Këshilli i Mbrojtjes së Burimeve Natyrore (NRDC) bën të ditur se ky qëllim do të kërkojë bashkëpunim edhe nga vendet e tjera.

Sipas ekspertëve, ky qëllim nuk mund të arrihet i izoluar dhe bashkëpunimi ndërkombëtar do të jetë thelbësor për arritjen e synimit, shkruan “CGTN”.

Barbara Finamore, drejtoreshë e lartë strategjike për Azinë në NRDC, një grup ndërkombëtar i mbrojtjes së mjedisit, deklaroi se është absolutisht thelbësore që Kina dhe SHBA-ja, dy ndër emetuesit më të mëdhenj në botë, të punojnë së bashku, për të arritur qëllimet globale të klimës.

“Ka gjithashtu mjaft hapësirë edhe për bashkëpunimin Kinë-BE, ndërsa Kina rishikon paketën e saj stimuluese të koronavirusit për t'u rreshtuar me qëllimin e saj të ri të neutralitetit të karbonit”, -tha Finamore.

“Kjo mund të variojë nga gjithçka, nga financat e gjelbërta, ku Kina dhe BE kanë bashkëpunuar tashmë, te zhvillimi i sistemeve për monitorimin e shpenzimeve për t'u siguruar që ato të jenë në përputhje me premtimet klimaterike të të dy rajoneve”, -theksoi Finamore.

Presidenti i Kinës Xi Jinping, gjatë një fjalimi në Asamblenë e Përgjithshme të KB në shtator, u zotua për të punuar për të neutralizuar nivelin e karbonit, njoftim që shënoi dhe qëllimin e parë afatgjatë të Kinës për klimën, duke u bashkuar kështu me dhjetëra vende të tjera në miratimin e objektivave të mesit të shekullit.

Kina ka ndërmarrë një iniciativë për të neutralizuar nivelin e karbonit deri në vitin 2060.

Të martën u organizua një seminar “Bota sot” ku u diskutua pikërisht ky objekiv: A do të mund të shpëtojë planetin Kina?

Zonja Finamore e cila botoi librin 2018 "A do të shpëtojë Kina planetin?", tha se megjithëse ka pengesa që Kina do të duhet të kapërcejë për të arritur neutralitetin e karbonit, zotimi është një hap në drejtimin e duhur.