Rekord vdekjesh nga Covid-19 në Turqi, Erdogan paralajmëron masa drastike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Nëntor 2020, 07:39
Turqia ka raportuar dje shifrën e 141 vdekjeve të shkaktuara nga COVID-19 në 24 orët e fundit.
Ky është cilësuar si rekord, teksa Turqia është pak para hyrjes në fuqi të kufizimeve që synojnë të ndalojnë përhapjen e epidemisë.
Vdekjet e reja të njoftuara nga Ministria e Shëndetësisë e çuan numrin e e përgjithshëm të viktimave në 12 084 dhe më shumë se 435 000 raste infeksioni të regjistruara zyrtarisht.
Rekordi i mëparshëm i vdekjeve u regjistrua më 19 prill me 127 viktima.
Sakaq Presidenti Recep Tayyip Erdogan paralajmëroi se nëse epidemia vazhdon të përkeqësohet, qeveria do të detyrohet të marrë masa edhe më të dhimbshme.