Sulm me thikë në Gjermani, plagosen disa persona. Sulmuesi arrestohet nga policia

Një sulm me thikë ka ndodhur në Gjermani, përkatësisht në qytetin Oberhausen.

Si pasojë e sulmit, kanë mbetur të plagosur disa persona, ndërsa i dyshuari është arrestuar nga policia, raporton Reuters.

Në anën tjetër Wesdeutsche Allgemeine Zeitung, shkruan se disa persona janë dërguar në spital me plagë të shkaktuara nga thika, madje gjendja e disa prej tyre është kritike.

Deri më tani, policia nuk ka dhënë detaje të tjera, dhe as nuk ka zbuluar për publikun motivimin e sulmit.