Terrorizohet Gjermania, qentë zbulojnë aktin kanibalesk të mësuesit
Një mësues gjerman është i dyshuar për një akt kanibalizmi në Berlin, ku mendohet se ai ka vrarë një person që e ka njohur në një ëebsite takimesh.
Stefan R. u arrestua të enjten, ndërkohë që hetimet kanë nxjerrë se ai e ka vrarë dhe i ka ngrënë eshtrat viktimës. Kockat njerëzore pa mish u gjetën në një park dhe nuhatja e qenve çoi detektivët në banesën e tij në kryeqytetin gjerman.
Policia kishte dy qen që ndiqnin në mënyrë të pavarur gjurmët nga pika të ndryshme në qytet, dhe të dy përfunduan në banesën e Stefan R. Gjurmët e gjakut të viktimës së pretenduar u gjetën gjithashtu në apartament pas testeve mjeko-ligjore, sipas “Berliner Morgenpost”, duke çuar në arrestimin e Stefan R.
Hetimet zbuluan se 41-vjeçari me profesion mesues, kishte kërkuar për përmbajtje të lidhura me kanibalizmin në internet.
Viktima, 44-vjeçari Stefan Trogisch, ishte raportuar i zhdukur nga shokët e tij në fillim të shtatorit pasi u largua nga banesa e tij pak para mesnatës dhe nuk arriti të kthehej.

