Vaksina anti-Covid, Italia me plan masash për imunizimin, jo e detyrueshme
E gjithë bota është në pritje të vaksinës kundër virusit korona, si e vetmja mënyrë për ta luftuar infeksionin. Në Itali, dozat e para pritet të shpërndahen për spitalet e qëndrat e asistencës për të moshuarit, teksa vaksina nuk do të jetë e detyrueshme.
Me një letër të firmosur nga komisari i jashtëzakonshëm për përballimin e emergjencës Covid 19, Domenico Arcuri, të gjitha rajonet italiane janë informuar mbi planin e qeverisë për mënyrën e shpërndarjes së vaksiëns Pfizer -BioNtech, e cila është vaksina e parë për të cilën Italia ka aderuar nën iniciativën e Bashkimit Europian për blerjen e dozave të para.
Në gjysmën e dytë të muajit ajnar 2021 në Itali do të mbërrijnë 3.4 milionë dozat e para të cilat do të shërbejnë për vaksinimin e 1.7 milionë personave.
Vaksina Pfizer kryhet në dy doza me një distancë 3 javë nga njëra-tjetra.
Plani italian parashikon që 3.4 milionë dozat e para të vihen në dispozicion të atyre strukturave që u prekën më fort gjatë fazës më akute të pandemisë e që u bënë vatrat kryesore të përhapjes së saj, strukturat spitalore e qëndrat e rezidencës e asistencës për të moshuarit.
Vaksinimi në këtë fazë të parë pritet të kryhet në struktura spitalore ose në pika mjekësore të përshtatura enkas për kryerjen e vakisnës.
Pas këtyre kategorive, për shtresat e tjera të shoqërisë do të përdoren mënyra të ndryshme vaksinimi ndjekur nga një fushatë e gjerë informimi e një plan territorial duke i dhënë prioritet personave më të ndjeshëm nga këndvështrimi shëndetësor, vëmendje e veçantë në planin e konservimit e shpërndarjes territoriale të vaksinës për të raujtur integritetin e saj shpërndarja do të bëhet drejtpërdrejtë nga furnizuese përmes çantave speciale të konservimit.
Çdo çantë përmban 5 kuti me 975 doza secila. Çdo flakon vaksine përmban 5 doza të saj. Vaksina mund të konservohet deri në 15 ditë në çantat e saj të konservimit e jo më shumë se deri në 6 muaj në frigorifer me temperaturë -75 ° C.
Të 21 rajonet italiane brenda datës 23 nëntor duhet të dorëzojnë planin territorial të vaksinimit në struktura të pështatshme spitalore për të vaksinuar të paktën 2000 persona brenda 15 ditëve.
E çdo qëndër spitalore duhet të jetë e pajisur me numrin e duhur të personelit mjekësor, hapësirën e duhur e frigoriferët e aparaturat e nevojshme për vëllimin e punës e ruajtes së vaksinës.
Në një konferencë për mediat komisari i jashtëzakonshëm për pandeminë informoi se "vaksina nuk do të jetë e detyrueshme e çdo person që e bën do të pajiset me një certifikim."
Qeveria italiane po punon për ngritjen e një platforme informatike për të regjistruar të gjithë personat e vaksinuar.
Gjatë këtyre ditëve Italia po planifikon dhe tenderat për blerjen e shiringave e agove të domosdoshme për kryerjen e vaksinës.