Zotimi i Di Maios për Bashën/ 'Italia të na sigurojë vaksinën ndaj COVID-19 për Shqipërinë'
Në një deklaratë për mediat pas takimit me ministrin e jashtëm italian Luigi Di Maio, kryetari i PD Lulzim Basha është shprehur se ka marrë zotimin e ministrit të jashtëm italian që vendi fqinj të ndimojë Shqipërinë për vaksinën ndaj COVID-19.
Basha theksoi se këtë ja kërkoi në takimin e sotëm dhe Di Maio u zotua se do ndihmojë Shqipërinë në emër të qeverisë italiane në momentin që vaksina e COVID-19 do jetë e disponueshme.
‘Një takim jashtëzakonisht dhe miqësor dhe të frytshëm me ministrin Di Maio. Falënderova Ministrin për ndihmën që na ka dhënë shteti italian gjatë kësaj pandemie.
I kërkova që të bëjë gjitchcka që Italia mike të sigurojë akses për vaksinat anti-Covid që do jenë në përdorim. Dua të ndaj lajmin e mirë të angazhimit të qeverisë italiane për të asistuar personelin shëndetësor shqiptar në adaptimin e vaksinës anti-COVID.
Kur të gjithë vendet e mëdha po synojnë të marrin sasi të mëdha vaksinash, t'i drejtohesh një vendi të madh për mbështetje është zgjidhja e duhur për një vend të vogël si ne’, tha ndër të tjera Basha.