'Çmimet e ushqimeve u rritën me 6.6%', Basha: Për 7 vite, Rama e ka rrënuar ekonominë

"Shqipëria u rendit e katërta në Europë për Rritjen e Përgjithshme të Çmimeve këtë tetor, sipas metodologjisë së EUROSTAT".

Kështu e nis reagimin e tij të rradhës në rrjetet sociale kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Sipas kreut të selisë blu, në 7 vite qeverisje, Edi Rama ka rrënuar ekonominë, ndërsa e akuzon se gjatë pandemisë jemi vendi me ndihmën më të ulët për qytetarët.

Lulzim Basha: Shqipëria u rendit e katërta në Europë për Rritjen e Përgjithshme të Çmimeve këtë tetor, sipas metodologjisë së EUROSTAT.

Çmimet e ushqimeve u rritën me 6.6%.

Çmimet e transportit u rritën me 3.4%.

Për 7 vite, Rama e ka rrënuar ekonominë. Tani, gjatë pandemisë, Shqipëria është vendi që u jep qytetarëve më pak ndihmë ekonomike.

Qytetarët shqiptarë kanë nevojë për një qeveri që punon për ta.

Një qeveri që nuk është e zënë me politikë, por me kthimin e të papunëve në punë, ringjalljen e ekonomisë tonë dhe uljen e kostos së jetesës.

Një qeveri që do të sjellë shpresë të re për Shqipërinë.