Si është e mundur? Familja dhe shkolla vendet ku më së shumti abuzohen seksualisht fëmijët - thotë Pulaha
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Nëntor 2020, 15:19
Abuzimet seksuale të fëmijëve ndodhin në familje dhenë shkolla.
Klaudio Pulaha, përfaqësuesi i Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve” i ftuar në “Ditë e Re” u shpreh se në 25% të rasteve kanë qenë baballarët dhe mësuesit ata që kanë ushtruar dhunë ndaj fëmijëve dhe adoleshentëve.
“Më vjen keq ta them por sipas analizës që kemi bërë dy vendet ku mund të ndodhë më së shumti kanë qenë shkollat dhe familja".
Në 25 % të rasteve nga rastet që ne kemi raportuar kanë qenë ballararët dhe mësuesit që kanë ushtruar dhunë ndaj fëmijëve dhe adoleshentëve.
Si është e mundur që ata mund të jenë abuzuesit kryesorë?
"Po ky është realiteti dhe ne jemi këtu për të ndërgjegjësuar” u shpreh Pulaha