Oketa: Kaseta e masakrës së Krushës ka ekzistuar, goditje nën brez për Bashën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Nëntor 2020, 21:48
I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, ish-deputeti Gazmend Oketa u shpreh se kaseta e masakrës së Krushës ka ekzistuar, por është goditje nën brez për Bashën.
Oketa: Kjo kasetë ka ekzistuar. Personit që e ka regjistruar duhet t'i njihen meritat. Ka bërë sakrificë. Të vihet gishti te Basha me siguri është një çështje që nuk e di ku mund t'i ketë burimet politike. Organet e drejtësisë të flasin. Nuk është hera e parë që në politikën shqiptare ndodhin goditje të tilla nën brez. Është goditje nën brez për të gjithë interesat e kombit shqiptar.