Shqipëri-Bjellorusi, miqtë ngushtojnë diferencën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Nëntor 2020, 16:35
16:35 - Bjellorusia shënon në "Air Albania".
Miqtë ngushtojnë diferencën me Skavish, i cili përfiton nga një gabim në mbrojtje i Ismajlit, duke mposhtur Berishën.
Minuta e 27 e takimit dhe Shqipëria dyfishon rezultatin përballë Bjellorusisë.
Ka qenë sërish Sokol Cikalleshi, i cili nuk ka gabuar nga pika e bardhë e penalltisë.
11-metërshi u fitua nga Rej Manaj, por këtë herë nuk ishte ai gjuajtësi, siç ndodhi pak ditë më parë ndaj Kazakistanit.
Kujtojmë se edhe golin e parë ('19) e shënoi pikërisht sulmuesi nga Kavaja.