FOTO/ Dhuratë për 120-vjetorin e Lazios, ja avioni me të cilin do të udhëtojnë edhe Tare, Strakosha e Muriqi

Igli Tare, Thomas Strakosha, Vedat Muriqi por edhe futbollistë e pjesëtarë të stafit të Lazios tashmë do të udhëtojnë me një Boeing 737-300 Classic i Tayaranjet, një kompani bullgare kjo, raporton Ora News.

Kjo është dhurata që presidenti Claudio Lotito i ka bërë klubit me rastin e 120-vjetorit të themelimit.

Sa i kushton avioni Lazios?

Fluturimi i parë i avionit pritet të bëhet këtë të premte teksa skuadra do të udhëtojë drejt Crotones për ndeshjen e rradhës në Serie A.

Kostoja për çdo udhëtim është rreth 30 mijë euro për çdo vajtje-ardhje dhe diçka më shumë, 40-50 mijë euro, për udhëtimet në Europë.

Në total, shpenzimet pritet të arrijnë në rreth 700 mijë euro, një shpenzim ky i ezauruar tashmë nga klubi për shkak të përdorimit të charterëve privatë, të punësuarve për udhëtimet etj.

Shpenzimet totale mund të rriten, bazuar edhe në faktorë të ndryshëm, si personeli, karburanti dhe taksat e ndryshme.