VIDEO/ Nuk mjafton Muriqi, mungesa e VAR i jep fitoren Sllovenisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Nëntor 2020, 22:55
Mungesa e VAR në ndeshjet e Nations League ka bërë që Kosova të humbasë sfidën e sotme ndaj Sllovenisë.
Dardanët u mposhtën 2-1 në përballjen e luajtur në stadiumin “Stožice Sports Park”.
Pavarësisht paraqitjes pozitive dhe supergolit të Vedat Muriqit, një penallti e dyshimtë në minutat shtesë akorduar për vendasit u hoqi pikën Kosovës.
Autorët e golave ishin: Muriqi (58), Kurtiç (63) dhe Iliçiç (90+)