VIDEO/ Kosova si Barcelona, shijoni golin e Vedat Muriqit

Kosova shënoi një gol "alla Barcelona" ndaj Sllovenisë në sfidën që po luhet në stadiumin “Stožice Sports Park”.

Në minutën e 58’, pas një aksioni të bukur, Dardanët gjetën golin me anë të sulmuesit Vedat Muriqi.

Goli i sulmuesit të Lazios dhe aksioni që solli atë ishte një manual futbolli.