Cikalleshi për “Ora Sport”: Koecidenca me golin e parë në "Air Albania". Ja batuta e Rejas pas ndeshjes
Ishte autori i golit që i hapi rrugën fitors 3-1 të Shqipërisë ndaj Kazakistanit por edhe autori i golit të parë kuqezi në stadiumin e ri "Air Albania".
Sokol Cikalleshi, sulmuesi i Kombëtares, në një lidhje Skype për emisionin “Ora Sport” në RTV Ora foli për ndeshjen e sotme dhe sfidat e ardhshme të kuqezinjëve, kryesisht atë të së mërkurës ndaj Bjellorusisë.
Sipas Cikalleshit, goli ka patur edhe një koecidencë të bukur: minuta e 16 dhe fanella me këët numër që sulmuesi mban në Kombëtare.
“Ka qenë koecidencë, minuta 16, fanella 16, diçka speciale por më shumë vleu fitorja. E dinim që kishim përballë një Kazakistan që do mbyllej mbrapa dhe do e kishim të vështirë derisa të gjenim golin e parë", tha sulmuesi kavajas.
Sa i përket një "dënimi" nga trajneri Edi Reja, për shkak të mosgrumbullimit në ndeshjet e tetorit, sulmuesi dha këtë përgjigje:
"Nuk mund ta them tamam dënim. Siç e dini dhe ju në ndeshjet e tetorit kanë qenë të grumbulluar 8-9 lojtarël të rinj dhe trajneri ka dashur të shohë diçka të re. Nuk ka patur asnjë dënim. Mundohem të jem me më të mirën time sa herë që jam në fushën e lojë[s. Këtë e bëra dhe sot. Besoj se jemi në rrugën e duhur".
Çfarë ju tha trajneri pas ndeshjes?
Sokol Cikalleshi: "Trajneri donte të fitonim ndeshjen por kur ndeshja mbaroi më tha me shaka "ke luajtur shumë keq".
Pas fitores së sotme ndaj kazakëve, Shqipëria ka 8 pikë në grup, dy më pak se kryesuesit e Bjellorusisë, të cilët i presim në 18 qershor në “Air Albania Stadium”.