Covid-19 prek edhe trajnerin e Milanit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Nëntor 2020, 15:14
Stefano Pioli nuk do të jetë në stolin e Milanit në sfidën e fundjavës që kuqezinjtë do të luajnë në transfertë ndaj Napolit.
Tekniku, i infektuar me koronavirus ditë më parë, ka rezultuar pozitiv edhe ne testin e fundit që ka kryer.
Pioli do të vazhdojë të qëndrojë i izoluar, pra larg stafit dhe futbollistëve të tij.
Milani njoftoi dy ditë më parë pozitivitetin e trajnerit, pas një testi të shpejtë, ndërsa të gjithë të pjesëtarët e tjerë kishin patur rezultat negativë.
Tamponi i kryer së fundi ka konfirmuar përfundimisht infektimin e tij me COVID-19.