FOTO/ 'Bëhu zëri im'! "Dardanët" i bashkohen fushatës, ja si do zbukurohet sot "Fadil Vokrri"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Nëntor 2020, 14:10
Fushatës sensibilizuese “Bëhu zëri im” përmes së cilës synohet përkrahja për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, ka bërë për vete edhe tifogrupin e Përfaqësueses së Kosovës, "Dardanët".
Ja çfarë shkruajnë “Dardanët” në Facebook:
Për heroinat tona, sot stadiumi ‘Fadil Vokrri’ bën jehonë. Ne jemi zëri juaj dhe ju jeni forca jonë.
‘Dardanët’ mbështesin fushatën senzibilizuese ‘Bëhu zëri im’ në përkrahje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Kampanja është përkrahur nga Federata e Futbollit të Kosovës, dhe Ambasada Britanike në Prishtinë.
Sot në ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” luhet ndeshja e fundit e grupit në Nations League mes Kosovës dhe Moldavisë.