Zogaj: Shitja dhe shpërndarja e librit në vendin tonë është ku thërret qameti
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Nëntor 2020, 21:42
I ftuar në Politikon nga Alfred Lela në RTV Ora, shkrimtari dhe politikani Preç Zogat u shpreh se shitja dhe shpërndarja e librit në vendin tonë është ku thërret qameti.
Zogaj: Shitja dhe shpërndarja e librit në vendin tonë është ku thërret qameti. Ka shumë rrethe ku nuk ka librari, ose i kanë si aneks që e ofendojnë shkrimtarin.
Tirana ka një librari që shet më shumë se 15 librari të tjera, sepse ka parametra bashkëkohorë. Në shumë vende të tjera libraritë janë të një stili të vjetër. Janë libraritë që e shtojnë lexuesin.