"Petro Nini"... "Fan Noli"... Vokshi rendit shkollat në Tiranë, të kthyera në vatra infeksioni
Ish deputetja e PD-së, Albana Vokshi shpreh shqetësimin se situate në shkolla për shkak të pandemisë së koronavirusit ka dalë jashtë kontrollit.
Në një intervistë me skype për Ora News, dhënë mbrëmjen e sotme, Vokshi renditi dhe rastet shkollave të cilat janë vatra infeksioni në Tiranë
“Në koshtin nr 8 janë 9 mësuse e 3 sanitare të prekur me covid, dhe kopshti ende është i hapur.
Tek “Petro Nini” janë 10 mësuese, por dhe drejtues të shkollës të prekur me covid.
“Sami Frashëri” sot ka 150 nxënës të karantinuar dhe 20 mësues .
“Vasil Shanto” vetëm në një klasë janë 10 nxënës të karantinuar
“Fan Noli” ka 5 mësues e 20 nxënës të karantinuar
Në të gjithë Tiranën llogariten 300 nxënës e 130 mësues të prekur me koronavirus.
Ndërsa në të gjithë vendin kanë humbur jetën 10 mësues.
Vokshi nënvizon se nëse do të ishte bërë testimi periodik një pjesë e këtyre mësuesve sot nuk do të kishin humbur jetën.