"Ju flet Moska" - Misionari nga Tirana tek UÇK-ja që duhet të shkoje në Hagë si fajtor
Misionari nga Tirana tek UÇK-ja që duhet të shkoje në Hagë si fajtor ishte në fokus të analizës së emisionit “Ju flet Moska” në RTV Ora nga Kastriot Myftaraj.
Myftaraj: Janë ngritur akuza për krime lufte ndaj krerët të UÇK-së nga periudha 1998 deri në vitin 2000. Ajo që duhet thënë, krimet që duhet thënë është se krimet nuk kanë filluar në janar 1998. Vetë aktakuza thotë se krimet ndodhën pas vrasjes së familjes së Adem Jasharit.
Në fillim në 1998-tës kanë ndodhur ndryshime brenda LPK-së. këtu ndodh edhe vrasja e parë e dyshimtë brenda rrethit UÇK-së e komandat Ilir Konushevskit, duke çuar armatime nga Durrësi në Tropojë. Pastaj fillojnë vrasjet e tjera. Në fillim të majit, kryetari i LPK-së bëhet Bedri Islami nga Shqipëria, me origjinë nga Shkodra. Është militant i PS-së.
Ky njeri, sipas aktakuzës ka qenë komisari politik UÇK-së dhe unë e kam quajtur misionari nga Tiranë te UÇK. Islami qysh kur shkon dhe bëhet kryetar i LPK-së, filloi një seri vrasjes brenda UÇK-së dhe u bën krime. Ky çoi platformën e luftës civile në UÇK për pushtetin e nesërme, sipas praktikës së Leninit, që lufta duhet bërë për pushtetin si Kali i Trojës.