E rëndë/ 17-vjeçari i jep fund jetës duke u vetëvarur

Një 17-vjeçar nga fshati Rogovë e Gjakovës i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.

Familjarët e kanë dërguar në spital, por mjekët kanë konstatuar se viktima është pa shenja jete.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, teksa Policia e Kosovës është njoftuar nga sigurimi i Spitalit Rajonal të Gjakovës për një rast të dyshuar si vetëvrasje.

Drejtori i Policisë për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta, ka deklaruar për Express se vendit të ngjarjes në Rogovë si dhe në spital i janë përgjigjur njësitet policore, patrulluese, krimtekinka dhe Prokurori i shtetit.

“Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar  në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.  Hetimet për këtë rast janë duke u zhvilluar nga Sektori Rajonal i Hetimeve në bashkëpunim me prokurorin e shtetit. Motivet e rastit deri më tani mbeten të panjohura”, ka deklaruar Graishta.