Ekzekutoi 50 vjeçarin me plumb në kokë, arrestohet autori në Fier
Është arrestuar mëngjesin e së dielës në Fier, Fatmir Hoxhaj i cili është i dyshuari kryesor për vrasjen e Ahmet Toskës 50-vjeç, mëngjesin e 26 tetorit në lagjen Sheq i Madh në Fier.
Madje sipas deklaratës për mediat të policisë ekzekutimi është bërë me paramendim. Në fakt viktima dhe autori jetonin në të njëjtën lagje, 3 kilometër larg njëri-tjetrit
Banesa e autorit është gjetur e braktisur, dukshëm prej ditësh, ndërsa Hoxhaj jetonte prej vitesh në Itali ndaj dhe ishte pak i njohur në lagje
Dhe familjarët e të ndjerit teksa shtojnë se nuk kanë pasur konflikte shtojnë se nuk e njihnin autorin
Sipas dëshmitarëve por edhe bashkëshortes së viktimës, autori në momentin e vrasjes, ka qenë me maskë anticovid. Menjëherë sapo i është ofruar çiftit e ka qëlluar tre herë me armë. Sipas Prokurorisë të gjitha faktet dhe provat të çojnë tek Fatmir Hoxhaj.
LEXO EDHE: Atentat në Fier: 50 vjeçari ekzekutohet në sy të bashkëshortes, po e çonte në punë