"Në takime elektorale nuk ka Covid, në Universitete Po" Ironia e pedagoges: Studentët po bojkotojnë platformat online

Pedagogia dhe aktivistja e të drejtave studentore, Ilirjana Kuçana shpreh shqetësimin për efektet negative të mbylljes së Universiteteve dhe mësimi online.

Në një intervistë për Ora News me gazetarin Leftion Peristeri, Kuçana tha se studentët po bojkotojnë platformat online jo vetëm në shenjë vijimsie të protestës së tyre por dhe për shkak të pamundësisë financiare.

“Pjesa më e madhe e studentëve po bojktojnë platformat online. Nuk pranojnë të hyjnë në mësim online si pjesë e vazhdimit të protestës. Por është edhe shumë e vështirë të lidhesh pasi ka mbingarkesë  të valëve apo ka zona që nuk kanë valë”

Qeveria duhej të subvenciononte tarifat e internetit shprehet ajo ndërsa sjell në vëmendje faktin që ndërsa universitetet u mbyllën takimet elektorale vijojnë pa problem .

Në takimet elektorale dhe propaganda nuk ka covid. Covid paska vetëm në universitetet” thotë pedagogia me ironi duke nënvizuar se: "Auditorin nuk e zëvendëson asnjë platformë"

Ajo thotë se ministria duhet të kishte pranuar propozimin e universiteteve që mësimi të zhvillohej i alternuar dhe sjell shembullin kur ka dhënë leksion gjatë muajit shtator në universitet

“Nga 1 shtatori deri më 30 shtator bëra mësim  në unviersitet. Ruajtëm distancimin social, higjienë, maskë. Universiteti kishte krijuar kushtet dhe nuk u infektua askush.

Por a ka qeveria para për të përballuar situatën për studentët.

“Sa kohë që ka para për PPP ka para dhe për universitetin” përgjigjet pedagogia dhe aktivistja e të drejtave studentore Ilirjana Kuçana në një intervistë për Ora News.