“Haga”/ Abazi: Paramilitarët serbë në policinë e Kosovës, ndërsa luftëtarët e UÇK-së në bankën e të akuzuarve

Arrestimi dhe gjykimi i ish-drejtuesve të UÇK-së për krime lufte nga Gjykata Speciale në Hagë ka rihapur plagën e luftës së Kosovës ditët e fundit.

Haki Abazi në një intervistë për Ora News ka folur në lidhje me hetimin që po kryhet ndaj ish-përfaqësuesve të UÇK.

Abazi është shprehur i zhgënyer nga ky sistem dhe mënyra e funksionimit të gjërave, ndërkohë që ka shtuar se “Fatkeqësi që kriminelët e luftës e paramilitarët serbë që kanë luftuar në Kosovë shumica janë të lirë ose të integruar plotësisht nëpër institucionet e Kosovës përfshirë dhe policinë e Kosovës ndërsa lufta e UÇK-së dhe aktorë të ndryshëm të kësaj lufte janë në rrezik potencial për t’u gjykuar nga  një Gjykatë Speciale që ka mbledhur fakte të ofruara nga njëra anë.

Haki Abazi: Fatkeqësi që kriminelët e luftës e paramilitarët serbë që kanë luftuar në Kosovë shumica janë të lirë ose të integruar plotësisht nëpër institucionet e Kosovës përfshirë dhe policinë e Kosovës ndërsa lufta e UÇK-së dhe aktorë të ndryshëm të kësaj lufte janë në rrezik potencial për t’u gjykuar nga  një Gjykatë Speciale që ka mbledhur fakte të ofruara nga njëra anë.

Kjo e bën problematike qasjen që sidomos vitet e fundit Kosova ka pasur ndaj Vuçiç dhe Serbisë, ku përfshihet edhe Shqipëria me kryeministrin Rama, të cilët kanë vallëzuar vallen e udhëhequr nga Vuçiç për minishengenin e proceset të tjera ndërkombëtare, deri tek niveli ku Kosova i hapi derën Serbisë në Shtëpinë e Bardhë në marrëveshjen e shtatorit.

Po pse janë këto gabime?

Abazi thotë se janë pikërisht për shkak të mungesës së vizionit se ku duhet të shkojë faktori shqiptar në Ballkan dhe të funksionojë i pavarur plotësisht nga Serbia. Në mungesë të këtij vizioni, një përçarje jashtëzakonisht të madhe përbrenda aspektit politik në Kosovë e Shqipëri duke monopolizuar fuqinë politike të koncentruar brenda 3-4 njerëzve kemi arritur këtu ku viktimat të jenë në  bankën e të akuzuarit ndërsa kriminelët dhe ata që shkaktuan gjenocidin në Ballkan të jenë vrojtuesit e një procesi të dënimit të shqiptarëve.