Ç'thoshte Rama për shtëpinë në Surrel, Shehaj: Prania e tij krah Afrim Qëndros në Vlorë, dëshmi e vjedhjes së shqiptarëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Nëntor 2020, 19:57
Ish-deputeti i PD në Vlorë, Agron Shehaj publikon videon ku kryeministri Edi Rama "justifikon" shtëpinë e tij në Surrel, sipas tij me punën në emigracion.
Sipas Shehajt, prania e Edi Rama krah Afrim Qëndros në Vlorë është dëshmi e vjedhjes së shqiptarëve.
"Pamja e Edi Ramës sot në Vlorë me Afrim Qendron në krah të djathtë është ilustrimi më domethënës i kësaj qeverisjeje; abuzim i pushtetit, grabitje e parave të shqiptarëve dhe pandëshkueshmëri.
Pse shqiptaret duhet t’i japin këtyre një mandat të tretë?
Pasuria përrallore dhe pushteti i pamerituar e kanë bërë Edi Ramën arrogant me njerëzit e thjeshtë, përçmues me sipërmarrësit e ndershëm dhe shpërfillës ndaj të ardhmes së shqiptarëve", shkruan ish-deputeti i Vlorës.