VIDEO/ Kambanat e kishës "ndërpresin" gazetaren e Ora News në raportim live

Gazetarja e Ora News, Fjorela Beleshi po raportonte sot ne mesdite mbi Komisionin Rregullator të Zgjedhjeve ku do të diskutohej mbi procesin e identifikimit elektronik të votuesve.

Vetëm pak pasi kishte nisur raportimin live nisën të binin kambanat e Kishës.

E megjithatë gazetarja nuk ndali raportimin por vijoi ndërsa në sfond u dëgjua 12 herë kambana e kishës.