Nevil Dede zyrtarisht trajneri i ri i bardhebluve të Tiranës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Nëntor 2020, 13:31
Pas shkarkimit ditën e djeshme të Emmanuel Egbo, trajneri i ri i Tiranës do të jetë Nevil Dede.
Ai dje u takua me drejtuesit e FSHF-së duke iu kërkuar që të largohet nga detyra si trajner i U19, për të qenë i lirë që të drejtojë Tiranën. Kjo kërkesë i është pranuar dhe Dede ditën e sotme është ulur në krye të pankinës bardheblu.
Nevil Dede me një karrierë të gjatë si futbollist i Tiranës, ka qenë edhe më parë trajner i bardhebluve.
Në vitin 2010 ai ka zëvendësuar Sulejman Starovën në krye të pankinës së Tiranës. Dede ka drejtuar edhe disa skuadra të tjeta të Kategorisë Superiore si Laçi, Luftëtari e Kastrioti.