Homazhe për ish-trajnerin e "Flamurtarit". Pallati i sportit në Vlorë merr emrin e tij

Pallati i sportit në Vlorë ka marrë emrin "Viron Toska", në nderim të ish-trajnerit të klubit shumësportësh "Flamurtari".

Viron Toska u nda nga jeta më 4 nëntor të këtij viti, pas një beteje me Covid-19.

Homazhet, në nder të ish-trajnerit të "Flamurtarit", u zhvilluan dje (12 nëntor), ku pjesëmarrës ishin miq, personalitete të sportit, kulturës dhe politikës vlonjate.

"Kjo humbje nuk është vetëm për qytetin e Vlorës, por është për të gjithë sportin shqiptar, është për shoqërinë vlonjate, është për qytetarinë vlonjate", është shprehur ish-kreu i KLSH, Bujar Leskaj.

"Që në vitet e para të rinisë së tij që ka filluar basketbollin, ne që atëherë  nuk e kemi ndarë shoqërinë. Ai ka bërë, jo vetëm për basketbollin e Vlorës, por për të gjithë Shqipërisë atë që se ka bërë kush", ka treguar trajneri i Vllaznisë në boks, Zef Gjoni.