Covid-19/ 563 të infektuar të rinj, një 33-vjeçare pa sëmundje bashkëshoqëruese mes 8 viktimave

Një 33-vjeçare nga Lushnja ishte viktima me e re e koronavirusit në 24 orët e fundit. Covid-19 shkaktoi vdekjen edhe të 7 pacienëve të tjerë. Të martën Ministria e Shëndetësisë raportoi për 563 të infektuar dhe kryerjen e 2 mijë e 723 testimeve.

Një tjetër numër i lartë infektimesh me virusin SARS-CoV-2 u regjistrua në 24 orët e fundit duke e përkeqësuar më tej situatën e pandemisë në vend.

Të martën Ministria e Shëndetësisë raportoi për 563 persona të prekur, të cilët rezultuan pozitiv nga kryerja e 2 mijë e 723 testimeve, nga laboratorët publikë dhe ata privatë.

Përveç Tiranës ku u identifikuan 255 raste, rritje të infektimeve pati në Gjirokastër me 56 të tilla, në Shkodër u regjistruan 43 raste ndërsa në Korçë numri i të prekurve u shtua me 24.

Përballja me virusin rezultoi fatale për një 33 vjeçare nga Lushnja e cila nuk vuante nga sëmundje bashkëshoqëruese .

Shtatë viktimat e tjera me probleme shëndetësore ishin nga Shkodra, Prrenjasi, Tirana, Pogradeci dhe Durrësi.

Në spitalet e posaçme Covid po kurohen 367 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët 3 të intubuar.

150 qytetarë të tjerë ja kanë dalë të mundin virusin duke e çuar numrin e të shëruarve 12,353 që nga fillimi i epidemisë.

Situata e rëndë çon vendin në kufizime të reja, të cilat hyjnë në fuqi mbrëmjen e së mërkurës dhe do të zgjasin deri më 2 dhjetor.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
255 raste në Tiranë, 56 në Gjirokastër, 43 në Shkodër, nga 24 raste në Korçë, Elbasan, 20 në Fier, 17 në Krujë, 11 në Sarandë, nga 10 raste në Pukë, Kolonjë, nga 9 raste në Lushnje, Mallakastër, nga 8 raste në Lezhë, Kavajë, nga 7 raste në Vlorë, Berat, nga 6 raste në Kukës, Peqin, nga 5 raste në Durrës, Has, nga 4 raste në Tropojë, Gramsh, nga 3 raste në Pogradec, Kuçovë, nga 2 raste në Delvinë, Tepelenë, nga 1 rast në Mirditë, Kamëz, Përmet, Dibër, Malësi e Madhe.

I lartë mbetet edhe numri i vdekjeve, me 8 viktima të regjistruara në 24 orët e fundit.

"Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 8 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 33 vjeçare nga Lushnja pa sëmundje bashkëshoqëruese, një 46 vjeçar dhe një 60 vjeçare nga Shkodra, një 65 vjeçar nga Prrenjasi, një 65 vjeçar dhe një 66 vjeçar nga Tirana, një 74 vjeçar nga Pogradec, një 76 vjeçar nga Durrës, me sëmundje bashkëshoqëruese".

Raportimi i testimeve nga laboratorët publik dhe privat

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga sot, në komunikimin e përditshëm do të raportohen të gjithë testimet që kryhen në Shqipëri, bazuar ne vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve, pra do raportohet numri total i testimeve të kryera në strukturat publike bashkë me testimet e kryera në laboratorët e licensuar jo publik.

Nëse dyshon për Covid, izolohu!

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, të qëndrojne të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit. Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19.
Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim të pacientëve. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

Mos harroni!

Ju rikujtojmë se duke filluar nga data 11 Nëntor, do të kufizohet lëvizja e qytetarëve në të gjithë vendin nga ora 22:00 deri në 06:00, dhe në të njëjtin orar do të jenë të mbyllra baret, restorantet, lokalet përveç shërbimit delivery (shërbimi në banesë).

COVID-19 – Statistika (10 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore 563
Të shëruar ne 24 orë 150
Të shtruar në spitale 367
Humbje jete në 24 orë 8
Testime ditore 2723

Testime totale 143,804
Raste pozitive 25,294
Raste të shëruara 12,353
Raste Aktive 12,362
Humbje jete 579

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 6034
Durrës 1037
Fier 949
Korçë 759
Shkodër 742
Elbasan 624
Lezhë 559
Vlorë 544
Berat 367
Kukës 300
Gjirokastër 322
Dibër 125

LEXO EDHE: Ditë tragjike në vend, 525 raste të reja dhe 12 viktima nga Covid-19