Futbollisti i Kombëtares Marash Kumbulla pozitiv me Covid-19
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Nëntor 2020, 18:02
Mbrojtësi i Romës dhe futbollisti i Kombëtares Shqiptare Marash Kumbulla ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Lajmin e ka bërë të ditur edhe vetë Kumbulla, i cili ka shkruar ndër të tjera “Përshëndetje të gjithëve! Në testin e fudnit dola pozitiv me Covid-19, pr fatmirësisht ndihem mirë dhe s’kam simptoma”.
Para tij kanë rezultuar pozitiv edhe disa lojtarë të tjerë të skuadrës italiane si Lorenzo Pellegriani, Federico Fazio apo Edin Dzeko.
Koronavirus ka goditur fort në skuadrën e Romës, teksa nuk dihet se si do të jetë skema e vazhdimit të ndeshjeve.