“Nuk donin që unë të merrja meritat për vaksinën”/ Donald Trump akuza ndaj FDA-së: Vonesa do kushtojë jetë!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Nëntor 2020, 11:38
Donald Trump ka hedhur akuza ndaj Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA), duke hulumtuar se ka vonuar punën për vaksinën qëllimisht, në mënyrë që të pengojë rizgjedhjen e tij si President.
Pfizer, këtë të hënë, njoftoi se ishte provuar që vaksina e tyre funksiononte 90 përqind, duke rritur kështu optimizmin në gjithë botën. Para se të nisë vaksinimi masiv, të dhënat e kompanisë do të shkojnë te FDA, në mënyrë që administrata të japë dritën jeshile.
Trump akuzoi Administratën Amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA) se kërkonte të sabotonte fushatën e tij. FDA drejtohet nga një përfaqësues i caktuar nga presidenti.